Edon Zhegrova afër Messit, sulmuesi kosovar në formacionin e javës në Ligue 1

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është përzgjedhur në formacionin e javës në Ligue 1 nga faqja Sofa Score.

Zhegrova dje zhvilloi një super ndeshje në fitoren e Lille 3 me 1 ndaj Loriente, e vlefshme për xhiron e 29-të në Ligue 1, shkruan Lajmi.net

Ylli kosovar realizoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij dhe ishte lojtari vendimtar për t’ia sjellë tre pikët ekipit të tij.

Sipas Sofa Score, Edon Zhegrova ka marrë notën 9.0, dhe është përfshirë në formacionin më të mirë së bashku me Lionel Messin, lojtarin e Paris Saint-Germain.

Kategoritë
LajmeSport