Efekti i ndryshimit të klimës – Bie borë në qytetin e Egjiptit

Në qytetin egjiptian Hurghada ka rënë borë, gjë që është shumë e rrallë në atë vendpushim të Detit të Kuq dhe rrjetet sociale janë vërshuar nga pamjet e një ngjarjeje të pazakontë për atë qytet.

Në Hurghada ra shumë shi, kështu që disa rrugë u përmbytën, shkruan Egypt Today.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se shkolla nuk do të funksionojë për shkak të motit të keq. Apelohet qytetarët që të mos u afrohen pemëve, tabelave dhe shtyllave të ndriçimit.
Egjipti u godit nga një valë moti i paqëndrueshëm këtë javë dhe meteorologët njoftuan se temperaturat do të jenë të ulëta deri të dielën./Gazetaere

Kategoritë
BotaLajme