Efekti i Rashicës te Gallatasaray, Icardi feston golin duke bërë shqiponjën (VIDEO)

Futbollisti kosovar, Milot Rashica, po kalon në një formë fantastike prej se është transferuar te Gallatasaray.

Ai është pjesë e formacionit bazë te skuadra turke dhe po ashtu ka krijuar edhe një shoqëri të mirë me futbollistët e tjerë, shkruan IndeksOnline.

Rashica së fundi ka ndikuar te bashkëlojtari i tij mauro Icardi, i cili sot pas shënimit të golit, ka festuar duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Argjentinasi shëni dy gola në ndeshjen e sotme kundër skuadrës së Umraniyespor./IndeksOnline/

Kategoritë
LajmeSport