Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv i institutit INDEP, ka thënë se 16 deri në 18 për qind e të hyrave të qytetarëve shkojnë në pagesa për energjinë elektrike.
Sipas tij, qeveria duhet të gjejë forma subvencionimi shtesë për qytetarët.
“Çmimi i rrymës llogaritet sa janë të hyrat. Nëse rroga mesatare në Kosovë është 570 euro dhe fatura mesatare e rrymës sillet rreth 80 euro, ne i bie që paguajmë 16-18 për qind të hyrave për faturë energjie…. Nëse i ke në Kosovë 60 mijë familje me më pak se 350 të hyra e paguajnë 50 euro, për ta i bie më shumë se 10% të hyrave totale me pagu vetëm një shërbim. Këtu është problemi që duhet të diskutohet”, u shpreh ai në “Konfront”.