Ekipi hulumtues i Turqisë udhëton për në Antarktik për ekspeditën e gjashtë polare

Ekipi kërkimor, i cili përfshin dhe dy studiues nga Portugalia dhe Bullgaria, në kontinentin e ngrirë do të kryejë studime për një muaj e gjysmë për 14 projekte në fusha të ndryshme nga fusha e shkencave të tokës deri në fushën e shkencave të jetesës.

Duke u nisur nga Stambolli javën e kaluar për në Antarktik, një ekip hulumtues turk sot ka mbërritur në Kili të Amerikës së Jugut në rrugën e tyre për në kontinentin e ngrirë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipi prej 20 anëtarësh i Ekspeditës së 6-të Kombëtare të Shkencës së Atnarktidës së Turqisë pas 22 orë fluturimesh mbërriti në qytetin Puerto Williams përmes qytetit spanjoll Madrid, përkatësisht tre transferimesh dhe 33 orë pritje.

Ata shtuan rreth 750 kilogramë pajisje personale dhe kërkimore në 2 tonë gjësende të dërguara në kontinent më herët.

Pas një periudhe karantine 7-ditore në Puerto Williams, për shkak të masave të koronavirusit të ri (COVID-19), ekipi i ekspeditës do të niset për në ishullin King George me avion.

Pastaj, ato do të hipin në një anije për të arritur në zonën e kampit kërkimor turk që ndodhet në ishullin Horseshoe në Antarktik pas një lundrimi njëjavor.

Ekipi kërkimor, i cili përfshin edhe dy studiues nga Portugalia dhe Bullgaria, në kontinentin e ngrirë do të kryejë studime për një muaj e gjysmë për 14 projekte në fusha të ndryshme nga fusha e shkencave të tokës deri në fushën e shkencave të jetesës.

Pasi ekipi do të shkëputet pothuajse plotësisht nga bota e jashtme sapo të mbërrijë në Antarktik, Instituti i Kërkimeve Shkencore dhe Tekonologjike i Turqisë (TUBITAK) do të monitorojë nga afër ekipin gjatë gjithë kohës dhe do të ofrojë mbështetje të ndryshme si për imazhe satelitore, kushte të motit, si dhe për ndihmë emergjente.

Ndërkohë, AA do të mbulojë dhe transmetojë punimet dhe rrugëtimin e ekipit kërkimor të Turqisë.

Kategoritë
BotaLajme