Ekipi i Mundjes së Kosovës rrëfen se si i shpëtuan tërmetit në Turqi

Ziber Xhoni, Genc Fazilja dhe Egzon Xhoni janë nga ekipi i Mundjes së Kosovës, të cilët ishin në Turqi në kohën kur ndodhi tërmeti tragjik. Ata në emisionin “Frontal” të T7 rrëfyen se si janë ndier në kohën e tërmetit dhe si kanë shpëtuar.

“Kemi qenë në gjumë dhe papritmas kanë fillur muret me u ça dhe kanë rënë llampat. Më pas filluam t’i mbeldhim rrobat aq sa kemi mundur dhe kemi dalë nga shkallët emergjente. Aty ka qenë një objekt i madh që e ka zënë rrugën dhe e kemi ndihmuar gruan që ishte bllokuar dhe e nxorëm”, tha njëri prej tyre.

“Kërkonin ndihmë, brohorisnin, thërrisnin për ndihmë. Kiamet”, tha Ziber Xhoni, duke shtuar se nuk kanë pësuar “asnjë gërvishje”.

“Struktura e hotelit ka qenë shumë e fortë. Ka pasë dridhje pandërprerë. Kam dalë jashtë e kam hy brenda prapë, e dridhjet kanë vazhdu. Ne kemi shpëtu faleminderit prej zotit. Nuk kemi pasë as rroba, pastaj kemi udhëtuar me autobus dhe kemi pritur një orë e më pas kemi shkuar në një qytet tjetër dhe atje kemi rënë në kontakt me familjarët. Iu kemi tregu që jemi shëndosh e mirë”, tha ai.Për dy ditë kemi pasë gara dhe gara ka qenë shumë e fortë”, tha njëri prej tyre

Kategoritë
LajmeSport