Ekipi i Trumpit niset drejt Arabisë Saudite për të filluar bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Dy zyrtarë të lartë amerikanë po udhëtojnë për në Arabinë Saudite për të nisur negociatat e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Dy burime të njohura me këtë çështje njoftuan se këshilltari i sigurisë kombëtare Mike Waltz dhe i dërguari special Steve Witkoff janë rrugës për në Arabinë Saudite.

Bëhet e ditur se të mërkurën, presidenti amerikan Donald Trump tha se kishte pasur një marrëveshje për të filluar negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë, pas bisedave telefonike me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, shkruan skynews.

Pas thirrjes së tij me Putinin, Trump postoi në Truth Social duke thënë: “Ne të dy ramë dakord, ne duam të ndalojmë miliona vdekje që po ndodhin në luftën Rusi/Ukrainë”.

Një zëdhënës i Kremlinit tha se Putin dhe Trump kishin rënë dakord të takoheshin dhe presidenti rus e ftoi Trumpin të vizitonte Moskën.

Ndërsa presidenti i Ukrainës shkroi në X se ai kishte një “bisedë kuptimplotë” me telefon me Trumpin për të diskutuar “mundësitë për të arritur paqen”.

Ai më pas reagoi ndaj thirrjes së presidentit amerika

Kategoritë
BotaLajme