Njësia për Mbrojtjen e Afërt të Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje edhe liderin opozitar, Lumir Abdixhikun e LDK-së.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë konfirmuar për Insajderin, se i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë, Lumir Abdixhikut.”Po lajmi është i vërtetë”, tha Zëdhënësja politike e LDK’së, Sibel Halimi, pa dhënë detaje tjera.