Prodhimi Bruto i Brendshëm (PBB) i vendit ishte 241,5 miliardë dollarë në periudhën korrik-shtator.
Ekonomia e Türkiye-s regjistroi rritje prej 3,9 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2022 në bazë vjetore, treguan shifrat zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Institutit të Statistikave Turke (TurkStat), Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i vendit me çmimet aktuale arriti në 4,26 trilionë lira turke (241.5 miliardë dollarë) në periudhën korrik-shtator.
Analiza e AA-së këtë javë gjithashtu parashikoi rritje të ekonomisë së vendit me 3,9 për qind në tremujorin e tretë.
Paraprakisht, ekonomia e vendit shënoi rritje me 7,5 për qind, përkatësisht 7,7 për qind në tremujorin e parë dhe të dytë, kurse në vitin 2021 rritja ishte 11,4 për qind.