Ekonomistët thonë se produktet vendore ‘i plotësojnë standardet’: Fajësojnë Qeverinë për mospërkrahje

Prodhimet vendëse nga ekspertët ekonomik po konsiderohet se i plotësojnë standardet evropiane, mirëpo sipas tyre prodhuesit nuk e kanë mbështetjen e duhur nga Qeveria.

Ekspertet po vlerësojnë se mosmbështetja nga ana e institucioneve po bëjnë që çmimet e produkteve vendëse të jenë më të larta se sa artikujt ushqimor të cilët importohen nga vendet e tjera.

Profesori universitar Ujkan Bajra, tha për Ekonomia Online se prodhuesit janë mbështetur nga Banka Botërore që t’i certifikojnë produktet e tyre me qëllim që të jenë konkurrent edhe me vendet e tjera.

Kategoritë
LajmeVendi