Ekspedita e kompanisë britanike në Kosovë për ar, përveç Herticës synon edhe tri lokacione të tjera

Të martën kompania britanike Western Thethyan Resources, me degën e saj në Kosovë – Kosovo Minerals Resources – njoftoi se kanë fituar licencë për kërkimin e arit, bakrit dhe mineraleve tjera në fshatin Herticë të Podujevës. Drejtori menaxhues i kësaj kompanie, Mentor Demi,Demi tha se Kosovo Minerals Resources ka edhe tri licenca hulumtuese në Kosovë, ndërsa po pret edhe tri të tjera.

Ai tha se synim i kësaj kompanie janë Podujeva, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

Për në Herticë, KMR licencën e ka marrë nga Komisioni i Pavarur i Minierave dhe Mineraleve.

Sali Mulaj nga KPMM, kur është pyetur për kompaninë britanike, ka treguar se si jepen proceduralisht rëndom licencat.

“Për të gjitha aplikacionet KPMM-ja brenda dy (2) muajve nga pranimi i kërkesës së plotë për Licencën e shfrytëzimit nga një aplikues i kualifikuar, KPMM-ja ose do ta lëshojë Licencën në fjalë ose ti dërgojë aplikuesit vendimin e KPMM-së për refuzimin e licencës për shfrytëzim, një shpjegim me shkrim mbi arsyet për marrjen e këtij vendimi, dhe një njoftim me shkrim me anë të te cilit njoftohet aplikuesi i kërkesës mbi të drejtën e tij për ankesë dhe shqyrtim gjyqësor të vendimit”, tha Mulaj

Kategoritë
LajmeVendi