Eksperimenti në shtëpi i shkoi keq, 12 vjeçari pëson djegie në 50% të trupit

Një 12-vjeçar pësoi djegie të tmerrshme të shkallës së dytë dhe të tretë në 50 % të trupit të tij pasi eksperimenti shkencor i shkoi keq.

Barrett McKim po shërohet në Qendrën e Kujdesit për Djegiet në Augusta, Gjeorgji pasi i vuri flakën vetes në shtëpinë e tij në Highland, Karolina e Veriut, pesë javë më parë gjatë një eksperimenti duke përdorur alkool për fërkim dhe një lloj djegësi.

Detaje të mëtejshme mbi eksperimentin nuk janë shfaqur, megjithëse alkooli për fërkim dhe djegësi Bunsen përdoren shumë shpesh për një gamë të gjerë eksperimentesh kimike.

Nëna e tij, Caroline McKim, tha se ajo dëgjoi një ‘britmë me zë të lartë’ përpara se Barrett të dilte me vrap me ‘të gjithë trupin në flakë’.

Caroline nxitoi në shpëtimin e tij, duke u përpjekur të shuante flakët ndërsa Barrett pyeti “Mami më trego të vërtetën, a do të vdes?”

Ai u dërgua në spitalin Augusta ku Barrett iu nënshtrua 10 operacioneve, që përfshinin transplante të lëkurës.

Ndërkohë Caroline, pësoi djegie të rënda në duar dhe krahë gjatë përpjekjes për shpëtimin e djalit të saj.

Kategoritë
Të ndryshme