Ekspertët parashikojnë se popullsia e botës do të bjerë ndjeshëm nga mesi i shekullit

Sipas autorëve të një raporti të ri që vlerëson se numri i njerëzve do të arrijë kulmin edhe më herët se sa ishte parashikuar, “bomba e popullatës” e frikësuar prej kohësh mund të mos “shpërthejë”.

Studimi, i implikuar nga Klubi i Romës, parashikon se sipas tendencave aktuale, popullsia botërore do të arrijë kulmin në 8.8 miliardë para mesit të shekullit dhe më pas do të fillojë të bjerë me shpejtësi. Kulmi mund të vijë edhe më herët nëse qeveritë ndërmarrin hapa progresiv për të rritur të ardhurat mesatare dhe nivelin e arsimit.

Parashikimet e reja janë një lajm i mirë për mjedisin global. Pasi të kapërcehet rritja demografike, presioni mbi natyrën dhe klimën duhet të fillojë të lehtësohet, së bashku me tensionet sociale dhe politike të lidhura. Megjithatë, autorët paralajmërojnë se vetëm rënia e natalitetit nuk do të zgjidhë problemet mjedisore të planetit, të cilat tashmë janë serioze në nivelin e 7.8 miliardë dhe janë shkaktuar kryesisht nga konsumi i tepërt i pakicës së pasur.

Një popullsi në rënie mund të krijojë gjithashtu probleme të reja, të tilla si një fuqi punëtore në tkurrje dhe stres më i madh për sigurimet shëndetësore, të cilat do të lidhen me një popullsi në plakje, siç kanë zbuluar vende të tilla si Japonia dhe Koreja e Jugut.

Kategoritë
BotaLajme