Eksportet e kafesë turke u trefishuan gjatë 5 viteve

Kafeja turke u eksportua në 146 vende në vitin 2023, me kërkesën më të lartë në SHBA, Holandë, Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), Arabinë Saudite dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Türkiye vitin e kaluar ka eksportuar 800.600 tonë kafe në 146 vende, duke gjeneruar 57.4 milionë dollarë të ardhura pasi eksportet e këtij produkti u trefishuan gjatë pesë viteve të fundit, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave nga byroja statistikore e vendit TurkStat, të ardhurat nga eksportet e kafesë u vlerësuan në 19.2 milionë dollarë në vitin 2019, megjithatë eksportet e kafesë në Türkiye janë trefishuar në pesë vitet e fundit.

Të ardhurat totale nga eksportet e kafesë gjatë pesë viteve të fundit ishin 200.6 milionë dollarë.

Të dhënat po ashtu zbuluan se Siria ka kërkesën më të lartë për eksportet e kafesë turke, me 10.4 milionë dollarë kafe të eksportuara në vend vitin e kaluar, ndjekur nga Bjellorusia me 8.5 milionë dollarë dhe Rusia me 6.5 milionë dollarë.

Kafeja turke u eksportua në 146 vende në vitin 2023, me kërkesën më të lartë në SHBA, Holandë, Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), Arabinë Saudite dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Për sa i përket importeve të kafesë në Türkiye, shifra në vitin 2023 ishte 465.1 milionë dollarë, ku Brazili ishte i pari me 258.2 milionë dollarë.

“Türkiye është më shumë se një prodhues i kafesë”

Duke folur për Anadolu, nënkryetari i Shoqatës Turke të Kulturës dhe Kërkimit të Kafesë, Osman Serim, tha se Türkiye ka bërë përparim të rëndësishëm në përgatitjen dhe prezantimin ek afesë në vitet e fundit.

“Türkiye është më shumë se një prodhues kafese”, tha Serim, duke shtuar se në fakt prodhimi dhe eksporti i makinerive të kafesë së përdorura për metodën e “xhezve kafes”, llojet e tjera të kafesë së përpunuar, porcelani dhe materialet e shërbimit të qelqit të gjitha kontribuojnë në popullaritetin e kafesë turke në vende të ndryshme.

Ai tha se Italia dallohet për sa i përket vlerës së shtuar dhe qarkullimit të kafesë, pavarësisht se vendi nuk kultivon kafe dhe se mund të jetë një shembull i mirë për Türkiyen.

“Zhvillimi i makinerive dhe pajisjeve që mund të bëjnë kafe turke, si dhe xhezveja e kafesë, do ta vendosë Türkiyen në ballë të markave me vlerë të shtuar të kafesë dhe në krijimin e zinxhirëve të njohur të “kafesë” në mbarë botën”, u shpreh Serim.

Ai theksoi se qeveria turke, po ashtu edhe sektori privat, duhet ta çojnë kafenë turke në një nivel tjetër, pasi ai beson se ajo do të fitojë popullaritet në vitet e ardhshme pasi Türkiye po bëhet një lojtar kyç në këtë sektor.

Kategoritë
Ekonomi