Eksportet e Türkiye-s për 9 muajt e këtij viti në Ballkan kanë shënuar rritje 24.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë dhe arritën në 15 miliardë e 698 milionë dollarë.
Eksportet e Türkiye-s për 9 muajt e këtij viti në Ballkan kanë shënuar rritje 24.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë dhe arritën në 15 miliardë e 698 milionë dollarë, ndërkohë që më shumë eksporte janë kryer në Rumani me 4 miliardë e 776 milionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të gazetarit të AA-së përpiluar nga të dhënat e Asamblesë së Eksportuesve të Türkiye-s (TIM) mësohet se nga hapësira e Ballkanit përfshirë Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Serbinë, Slloveninë dhe Greqinë në 9 muajt e këtij viti janë realizuar 15 miliardë e 698 milionë dollarë eksporte.
Teksa kjo shifër në periudhën e njëjtë të një viti më parë ishte 12 miliardë e 571 milionë dollarë, thuhet se në periudhën një vjeçare që ka kaluar eksportet në Ballkan janë rritur në 24.9 për qind.
Për periudhën në fjalë në mesin e vendeve të Ballkanit më shumë eksporte janë kryer në Rumani me 4 miliardë e 776 milionë dollarë. Rumania pasohet nga Bullgaria me 3 miliardë e 428 milionë dollarë, Greqia me 2 miliardë e 169 milionë dollarë, Serbia me 1 miliard e 302 milionë dollarë dhe Sllovenia me 1 miliard e 221 milionë dollarë.
Në të njëjtën periudhë shitje të jashtme janë bërë në Shqipëri 742 milionë e 847 mijë dollarë, Bosnjë e Hercegovinë 548 milionë e 125 mijë dollarë, Maqedoni e Veriut 488 milionë e 552 mijë dollarë, Kosovë 463 milionë e 164 mijë dollarë, Kroaci 439 milionë e 164 mijë dollarë dhe në Mal të Zi 118 milionë e 677 mijë dollarë.
– Rritja më e madhe eksportit në Mal të Zi
Eksportet e kryera drejt vendeve të Ballkanit, për periudhën janar-shtator të këtij viti janë rritur në 10 shtete në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021. Ndërsa në një shtet është shënuar rënie.
Për këtë periudhë rritja më e madhe e eksporteve është shënuar në Mal të Zi me 60.2 për qind, ndërsa pas Malit të Zi, vendi ku është përjetuar më shumë rritje të eksporteve në mesin e vendeve të Ballkanit renditet Shqipëria me 43.4 për qind.
Rritje të eksporteve për periudhën në fjalë është shënuar në eksportet drejt Bullgarisë me 34.9 për qind, Rumanisë me 34.1 për qind, Maqedonisë së Veriut me 29.4 për qind, Kroacisë me 28.2 për qind, Serbisë me 24 për qind, Kosovës me 21.5 për qind, Bosnjë e Hercegovinës me 21.3 për qind dhe Greqisë me 7.8 për qind. Ndërsa shitjet e jashtme drejt Sllovenisë kanë rënë me 3.1 për qind.
– 47.9 për qind e eksporteve kryhen nga Istanbuli
Kur shikojmë shpërndarjen në bazë të qyteteve për eksportet drejt vendeve të Ballkanit në 9 muajt e parë të vitit, vërehet se eksportet e kryera nga Istanbuli drejt këtyre vendeve janë 7 miliardë e 524 milionë dollarë.
Me këtë shifër, Istanbuli ka përballuar i vetëm 47.9 për qind të eksporteve prej 15 miliardë e 689 milionë dollarë të realizuara drejt vendeve të Ballkanit.
– Sektori ku janë kryer më shumë eksporte sektori i kimikateve dhe produkteve të tij
Në 9 muajt e vitit në hapësirën e Ballkanit më shumë shitje të jashtme janë kryer nga sektori i kimikateve dhe produkteve të tij. Sektori i kimikateve dhe produkteve të tij për këtë periudhë ka kryer në vendet e Ballkanit shitje të jashtme prej 2 miliardë e 885 milionë dollarë.
Sektori në fjalë pasohet nga sektori i çelikut me 2 miliardë e 695 milionë dollarë, sektori i industrisë automotive me 1 miliard e 948 milionë dollarë, sektori i hekurit dhe metaleve jo hekur 1 miliard e 346 milionë dollarë dhe sektori elektrik dhe elektronik me 1 miliard e 18 milionë dollarë.
Sipas të dhënave të TIM, sasia e eksporteve drejt vendeve të Ballkanit (mijë dollarë) dhe norma e rritjes në periudhën janar-shtator 2021 dhe 2022 janë si më poshtë:
1 JANAR – 30 SHTATOR | |||
VENDI | 2021 (MIJË DOLLARË) | 2022 (MIJË DOLLARË) | NDRYSHIMI (PËR QIND) |
RUMANI | 3.561.652,91 | 4.776.731,62 | %34,1 |
BULLGARI | 2.540.974,08 | 3.428.281,08 | %34,9 |
GREQI | 2.012.399,17 | 2.169.207,91 | %7,8 |
SERBI | 1.050.695,85 | 1.302.498,51 | %24,0 |
SLLOVENI | 1.260.813,37 | 1.221.634,27 | -%3,1 |
SHQIPËRI | 517.851,55 | 742.847,22 | %43,4 |
BOSNJË E HERCEGOVINË | 451.965,45 | 548.125,33 | %21,3 |
MAQEDONI E VERIUT | 377.581,08 | 488.552,23 | %29,4 |
KOSOVË | 381.276,90 | 463.164,20 | %21,5 |
KROACI | 342.443,08 | 439.164,19 | %28,2 |
MALI I ZI | 74.081,41 | 118.677,68 | %60,2 |
TOTAL | 12.571.734,84 | 15.698.884,24 | 24,87444601 |