Eksportet e Turqisë në Ballkan afër 14 miliardë dollarë në periudhën janar-gusht

Rumania është destinacioni kryesor i eksporteve turke me 4.2 miliardë dollarë në periudhën janar-gusht.

Eksportet e Türkiye-s në Ballkan janë rritur me 28.7 për qind në nivel vjetor në afër 14 miliardë dollarë në tetë muajt e parë të vitit 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të përpiluara sot nga AA nga Asambleja turke e eksportuesve, një organizatë ombrellë e shoqatave të eksportuesve të vendit, Rumania është destinacioni kryesor i eksporteve turke me 4.2 miliardë dollarë në periudhën janar-gusht.

Ajo u pasua nga Bullgaria me më shumë se 3 miliardë dollarë, Greqia me 1.9 miliardë dollarë, Serbia me 1.2 miliardë dollarë dhe Sllovenia me 1.1 miliardë dollarë në periudhën tetë mujore.

Türkiye ka eksportuar mallra me vlerë 665.5 milionë dollarë në Shqipëri, 485.8 milionë dollarë në Bosnjë e Hercegovinë, 430.9 milionë dollarë në Maqedoni të Veriut, 400.9 milionë dollarë në Kosovë, 393.6 milionë dollarë në Kroaci dhe 110.2 milionë dollarë në Mal të Zi nga janari deri në gusht.

Kategoritë
Ekonomi