Eksporti i parë i dronit turk Bayraktar TB3 do të bëhet në Indonezi

Eksporti i parë i dronit turk Bayraktar TB3, mjetit ajror pa pilot të armatosur (SIHA), një produkt i industrisë së mbrojtjes turke do të bëhet në Indonezi

Eksporti i parë i dronit turk Bayraktar TB3, mjetit ajror pa pilot të armatosur (SIHA), një produkt i industrisë së mbrojtjes turke do të bëhet në Indonezi, raporton Anadolu.

Në kuadër të vizitës së presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Indonezi, midis drejtorit të përgjithshëm të Baykar, Haluk Bayraktar dhe themeluesit të Republikorp, Norman Joesoef u nënshkrua “Marrëveshja e Prodhimit të Përbashkët për Eksportin e Bayraktar TB3 dhe Bayraktar AKINCI”.

Sipas informacioneve të marra, në kuadër të marrëveshjes në Indonezi do të eksportohen 60 Bayraktar TB3 dhe 9 Bayraktar AKINCI. Në këtë mënyrë eksporti i parë i Bayraktar TB3 do të realizohet në Indonezi.

Bayraktar TB3 SİHA (mjet ajror pa pilot i armatosur – SIHA) me strukturën e krahut të palosshëm ka aftësinë të ngrihet dhe të ulet nga anijet me pistë të shkurtër si TCG Anadolu.

Me aftësitë e tij Bayraktar TB3 ofron risi të rëndësishme në krahasim me mjetet ajrore pa pilot në klasën e tij. Droni kombëtar SIHA, i cili ka aftësi komunikimi përtej vijës së shikimit, mund të kontrollohet nga distanca shumë të gjata. Me sistemet e zbulim-vëzhgimit, ato inteligjente dhe municionet inteligjente që mbart, ai mund të kryejë misione sulmi kundër objektivave jashtë shtetit si dhe kirjon efekt shumëfishues në fuqinë parandaluese të përdoruesit të tij.

Bayraktar AKINCI, i cili ka një fuqi të konsiderueshme parandaluese në fushën e betejës me lartësinë e madhe, qëndrueshmërinë e gjatë dhe opsionet e ngarkesës së gjerë, krahas kësaj ofron kontribut për ekipet e ndihmës humanitare në situata të tilla si zjarri, tërmeti dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.

Kategoritë
BotaLajme