Ekuadori: Mafiozët shqiptarë shumë të dhunshëm, po ushtrojnë presion mbi trafikun e drogës

Edhe për një herë tjetër, ngrihet alarmi ndërkombëtar lidhur me trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës ku Shqipëria është një nga vendet transit të këtyre lëndëve narkotike.

Këtë herë alarmin e kanë dhënë autoritetet ekuadoriane të cilat pohojnë se mafia shqiptare është bërë e dhunshme dhe po ushtron presion të madh për të marrë kontrollin e tregut të drogës.

Renato Rivera, një studiues me Rrjetin Amerikan Latin me bazë në Kuito për Analizën e Sigurisë dhe Krimit të Organizuar, flet për rrezikshmërinë e grupeve shqiptare në këtë trafik.

Sipas Rivera, kartelet meksikane Jalisco Neë Generation (CJNG) dhe Sinaloa janë lojtarët kryesorë në kontrabandën ajrore përgjatë bregdetit ekuadorian.

“Aeroplanët vijnë e shkojnë nga Amerika Qendrore, shumë me flamuj meksikan; ata sjellin armë dhe para, kokainë dhe benzinë”, shtoi ai.

Gazeta ekuadoriane Primicias raportoi se banda më e madhe kriminale e Ekuadorit, Los Choneros, mbështet Frontin Oliver Sinisterra, një grup disident i Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) dhe Kartelin Sinaloa.

Rivalët e tyre, Los Tiguerones, bashkëpunojnë me CJNG dhe Urías Rondón Mobile Column, një grup tjetër disident i FARC.

“Presioni nga kartelet meksikane për të respektuar dërgesat, i shtuar pjesëmarrjes në rritje të organizatave evropiane dhe mafiozëve shqiptare, të cilat janë jashtëzakonisht të dhunshme, po ushtrojnë presion mbi trafikun e narkotikëve në vend,” tha Rivera.

Në vitin 2021, autoritetet ekuadoriane çmontuan më shumë se 1,350 banda, sekuestruan më shumë se 7,500 armë dhe 231 ton drogë, përfshirë kokainë dhe marijuanë.

Deri në fund të majit 2022, autoritetet kishin sekuestruar 85 ton drogë, trefishi i sasisë së sekuestruar në vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, tha Lasso përmes Twitter.

Kategoritë
BotaLajme