“El Clasico” i takon Realit

Real Madrid-i ka triumfuar në “El Clasico”-n e parë të këtij edicioni, duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 2:0.

Nuk kaloi shumë kohë dhe në minutën e 12-të madrilenët shënuan golin e epërsisë. Lojtari më në formë i Real-it, Karim Benzema, kaloi ekipin e tij në epërsi.

Fillimisht Vinicius Junior provoi një goditje, por topi u kthye nga mbrojtja e Barcelonës te Benzema, ku francezi e shfrytëzoi këtë në mënyrën më të mirë, duke zhbllokuar ndeshjen.

Pas golit të pësuar, Barcelona u mundua të reagonte, por në pjesën e parë ata u gjenden në disavantazh të dyfishtë.

Ishte Federico Valverde që realizoi një gol shumë të bukur nga distanca, kështu duke thelluar krizën e ekipit mysafir.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi të dyfishtë të vendasve, derisa në të dytën ishte Barcelona që kërkonte më shumë.

Shumë raste humbën futbollistët mysafirë, derisa golin e vetëm e gjetën në minutën e 83-të.

Ansu Fati bëri një depërtim fantastik drejt zonës së Real-it, i cili pasoi te Lewandowski dhe ky i fundit në mënyrë shumë të mirë shërbeu për Ferran Torres që e pati të lehtë të shënonte.

Barcelona më pas kërkoi me ngulm golin e barazimit, por ata pësuan edhe njëherë tjetër për t’i shuar shpresat për fitore.

Ishte brazilian Rodrygo që shënoi në minutën e parë shtesë, i cili ekzekutoi në mënyrën më të mirë një penallti që u dha pas rishikimit të sistemit VAR.

Me këtë fitore, tani Real-i merr kreun e tabelës me 25 pikë, ndërsa Barcelona ka tre pikë më pak në vendin e dytë.

Kategoritë
LajmeSport