Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me intensistet të lartë për të arritur deri te shpallja e rezultateve përfundimtarre për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 9 shkurt 2025.
Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media nga Qendra Komunale e Numërimit në komunën e Prishtinës, “1 Tetori”, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili prezantoi të dhënat e fundit nga procesi i numërimit të votatave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me intensitet të lartë për shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025”, ka thënë Elezi.
I pyetur nëse KQZ po vonohet për shpalljen e rezultateve përfundimtare, Elezi ka thënë se KQZ është duke ndjekur hapat e paraparë me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktet nënligjore.
Më tej, ai ka përmendur se sot (18 shkurt) është vetëm dita e 9-të pas ditës së zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe ka kujtuar se në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të vitit 2014, 2017 dhe 2021, KQZ-së i janë dashur nga 18 ditë në secilin proces për të shpallur rezultatet përfundimtare dhe nga 8 apo 9 ditë, për të certifikuar rezultatet përfundimtare.
“Për të ardhur deri te shpallja e rezultatit përfundimtar të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke ndjekur hapat e paraparë me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgithshme dhe aktet nënligjore. Ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme ka shtuar përgjegjësitë për KQZ-në. Një përgjegjësi e tillë është edhe numërimi i votave të kandidatëve në Qendra Komunale të Numërimit dhe jo në vendvotime siç ka qenë në proceset e kaluara zgjedhore. Sot jemi në ditën e 9 pas ditës së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 9 shkurt. Sa për rikujtim, në disa nga proceset e kaluara zgjedhore për Kuvendin e Kosovës, si ato të vitit 2014, 2017 dhe 2021, KQZ-së i janë nevojitur nga 18 ditë në secilin proces për të shpallur rezultatet përfundimtare dhe nga 8 apo 9 ditë, për të certifikuar rezultatet përfundimtare”, ka thënë Elezi.
Sipas tij, “rezultatet përfundimtare të procesit zgjedhor, shpallen nga KQZ pas përfundimit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga vendvotimet e rregullta; fletëvotimeve nga votimi me kusht; fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta; fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës; vendosjes për ankesat eventuale nga PZAP dhe Gjykata Supreme dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”.
Elezi ka prezantuar edhe të dhënat e fundit nga procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime.
“Lidhur me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimin e rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime në Qendrat Komunale të Numërimit, KQZ njofton se deri më 18 shkurt, në orën 16:00, janë numëruar rreth 78% e vendvotimeve apo rreth 1,970 nga 2,533 sosh”, tha ai.
Po ashtu, KQZ njoftoi edhe për procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës.
“Nga data 9 shkurt, kur ka filluar vlerësimi po verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës dhe deri më tani, 18 shkurt, këtij procesi i janë nënshtruar 28,099 pako, prej të cilave janë aprovuar 26,013, ndërkaq janë refuzuar 2,057. Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë, etj. Në përgjithësi, gjatë votimit përmes postës, KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime dhe vetëm në përfundim të procesit të verësimit të tyre, do të dihet saktë se sa është numri i pakove me fletëvotime të cilat do t’i nënshtrohen numërimit. Sipas procedurave, pakot me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara, ndërkaq numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, tha Elezi.
Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 104,924, prej të cilëve 20,324 ishin regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike, por votuan vetëm 15,352, ndërkaq për votimin përmes postës ishin regjistruar 84,600 shtetas.
Nga KQZ prezantuan edhe të dhënat nga votimi me kisht, i cili është zhvilluar në 56 vendvotime