Elif Elmas në Torino

Elmas do të qëndrojë në klubin italian deri në fund të sezonit. Ai më parë ka luajtur edhe për ekipin turk të Fenerbahçes, midis viteve 2017-2019

Futbollisti i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas, nga klubi gjerman Leipzig kaloi në klubin italian Torino në formë huazimi, transmeton Anadolu.

Në njoftimin e bërë nga Torino, mesfushori 25-vjeçar do të veshë fanellën me numër 11 në ekipin italian.

Elmas do të qëndrojë në klubin italian deri në fund të sezonit. Ai më parë ka luajtur edhe për ekipin turk të Fenerbahçes, midis viteve 2017-2019.

Këtë sezon Elmas për Lepzigun bëri vetëm një asistim në 6 ndeshje.

Kategoritë
BotaLajmeSport