Eliminohet Akil Gjakova, mbetet e hapur gara për medaljen e bronztë

Akil Gjakova është eliminuar në gjysëmfinale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Gjakova pësoi humbje ndaj xhudistit nga Azerbajxhani, Hidayat Haydarov, në kategorinë deri 73 kg, shkruan IndeksOnline.

Pavarësisht humbjes, Akili tani do ta kërkojë medaljen e bronztë, përmes repasazhit.

Kujtojmë që Gjakova para këtij meçi, fitoi edhe tre ndeshje të tjera, dy prej tyre me IPPON

Kategoritë
LajmeSport