Elmi Reçica: Vetëm PDK mund t’ia kthejë Kosovës zhvillimin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka shkruar për tubimin që sot kjo parti mbajt në Këln të Gjermanisë ku tha se atje u dëshmua fryma e ndryshimit, që sipas tij është më e fortë se kurrë, shkruan Reporteri.net.

Ai thotë se mërgata nuk po kërkon thjesht një lider të ri, por një udhëheqës të përkushtuar për të sjellë ndryshimin, e që sipas tij veç PDK mund t’ia kthejë Kosovës zhvillimin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.

Postimi i tij:

Sot, në Köln: U dëshmua se fryma e ndryshimit është më e fortë se kurrë.

Prania e madhe e mërgimtarëve tanë në këtë tubim madhështor 🙌 me kryeministrin në ardhje, z. Bedri Hamza, është dëshmi e qartë se mërgata është e bashkuar për një qëllim të madh – një Kosovë më të mirë.

Mërgata jonë nuk po kërkon thjesht një lider të ri, por një vizion të ri, një qëllim të përbashkët, dhe një udhëheqës të përkushtuar për të sjellë ndryshimin. Një ndryshim që vetëm PDK mund të ia kthejë Kosovës zhvillimin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.

Kategoritë
LajmeVendi