Elon Musk akuzon Zelenskyyn për vrasjen e një gazetari amerikan

Duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur slogane, protestuesit ritheksuan se Gaza i përket popullit të Gazës dhe se ata kurrë nuk do të braktisin shtëpitë e tyre

Anëtarë të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës organizuan një protestë në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza kundër planit të presidentit amerikan Donald Trump për zhvendosjen e palestinezëve, raporton Anadolu.

Duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur slogane, protestuesit ritheksuan se Gaza i përket popullit të Gazës dhe se ata kurrë nuk do të braktisin shtëpitë e tyre.

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdimisht ka sugjeruar se “do të marrë përsipër” Gazën dhe do të zhvendosë banorët e saj për të rizhvilluar enklavën në atë që ai e quajti “Riviera e Lindjes së Mesme”. Ideja e tij është refuzuar fuqishëm nga bota arabe dhe shtete tjera, që vlerësojnë se kjo përbën pastrim etnik.

Që nga 19 janari, në Gaza është në fuqi marrëveshja e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit që ka vrarë të paktën 48.300 palestinezë, si dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën në enklavë gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kategoritë
BotaLajme