“Elon Musk e do paranë dhe çmendurinë”: Anglezët shpallin spektaklin në fund të luftës për Manchester United

“Elon Musk e do paranë dhe çmendurinë”, shkruhet në fillim të tekstit të britanikes Daily Mail, ku thuhet se një nga njerëzit më të pasur në botë mund të blejë Manchester United dhe të bëhet pronar i këtij gjiganti anglez.

“Po ashtu, ai e pëlqen Manchester Unitedin si klub”, vijon më tej, me informacionin se ky miliarder po ndjek me vëmendje situatën në Manchester United dhe mund të bëhet favoriti kryesor për të blerë skuadrën nga Old Trafford.

Me afatin e fundit për të paraqitur një ofertë zyrtare të premten, ata pyesin nëse Musk përfundimisht do ta “kthejë atë” dhe do të blejë atë që shumë thonë se është klubi më i madh në botë.

Ata gjithashtu u referohen disa artikujve të tyre të mëparshëm, në të cilët deklaruan se janë dukshëm më shumë se pesë blerës të interesuar për Manchester United, duke përfshirë miliarderë nga Arabia Saudite dhe Katari, si dhe disa organizata të tjera botërore.

Manchester United aktualisht është në pronësi të familjes amerikane Glazer, e cila prej 17 vitesh është në krye të klubit nga Old Trafford dhe po përballet me kritika të rënda nga tifozët.

Ndër të preferuarit, megjithëse pasuria e tij është dukshëm më e vogël se e Musk, është miliarderi dhe biznesmeni britanik Sir Jim Ratcliffe.

Kategoritë
Sport