Elon Musk në Katar, ndjek nga afër finalen e madhe të Kupës së Botës

Një ndër njerëzit më të pasur në botë, Elon Musk, ndodhet në Lusail për të parë ngjarjen më të madhe të futbollit, finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës. Në fakt, ka qenë vetë manjati amerikan që ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një pamje nga fillimi spektakolar i finales së madhe.

Sakaq, sa i përket ndeshjes, Argjentina e ka nisur në mënyrën më të mirë finalen e madhe duke ushtruar presion që në fillim të sfidës. Argjentinasit kanë siguruar dy gola gjatë pjesës së parë.

Kategoritë
BotaLajme