Elon Musk nis votimin në Twitter për rikthimin e llogarisë së ish-presidentit Trump

Më shumë se 55 për qind e përdoruesve votuan “po”, ndërsa 44 për qind thanë “jo”

Pronari i Twitter-it, Elon Musk, nisi një votim të premten në rrjetin social, duke pyetur nëse ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump duhet të lejohet të kthehet në platformë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Riktheni ish-presidentin Trump”, shkroi Musk në një postim që mblodhi më shumë se 4,4 milionë përshtypje në kohën e publikimit.

Më shumë se 55 për qind e përdoruesve votuan “po”, ndërsa 44 për qind thanë “jo”.

Disa orë më parë, miliarderi amerikan la të kuptohej se po mendonte nëse do të rikthente llogarinë e Trump-it në Twitter.

“Vendimi për Trump-in nuk është marrë ende”, shkroi Musk në Twitter, teksa njoftoi rikthimin e tri profileve të larta që ishin ndaluar nga gjigandi i mediave sociale.

“Kathie Griffin, Jordan Peterson dhe Babylon Bee janë rikthyer”, tha Musk.

Trump kishte rreth 88,8 milionë ndjekës kur Twitter pezulloi përgjithmonë llogarinë e ish-presidentit amerikan në janar 2021, duke përmendur si shkak “rolin e tij në trazirat e 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së dhe potencialin për më shumë dhunë”.

Musk kishte parashikuar një rikthim të Trump-it në maj, kur ai e quajti dëbimin “moralisht të gabuar dhe krejtësisht marrëzi”.

Kategoritë
BotaLajme