Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë, një biznesmen tjetër ia zë vendin

Elon Musk ka humbur titullin si njeriu më i pasur i botës. CEO i twitter dhe i Teslas, tashmë është njeriu i dytë më i pasur në botë sipas Forbes.

Vendin e parë tashmë si njeriu më i pasur në botë e mban Bernard Arnault, bosi i Arnault.

Pasuria e Musk ra në 185.3 miliardë dollarë, duke lënë në vend të parë Arnault, i cili ka pasur prej 185.4 miliardë dollarësh, raporton DailyMail.

Kjo është hera e parë që nga shtatori 2021 që Musk u rrëzua nga vendi i parë në listën e miliarderëve , e cila përditësohet vazhdimisht bazuar në çmimet e aksioneve.Kjo pason një periudhë të turbullt për Musk, i cili shiti pjesë të konsiderueshme të pronave të tij Tesla për të financuar blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh në Tëitter gjashtë javë më parë. Pasuria personale e Musk është kryesisht e lidhur me aksionet e Tesla-s, e cila ka humbur 57 për qind të vlerës së saj që nga fillimi i vitit.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme