Elon Musk u bën thirrje votuesve të pavarur të mbështesin republikanët në zgjedhjet afatmesme

“Për votuesit me mendje të pavarur: Pushteti i ndarë frenon tepricat më të këqija të të dyja palëve, prandaj rekomandoj votimin për një Kongres Republikan, duke pasur parasysh se Presidenca është Demokratike”, shkroi

Miliarderi Elon Musk u ka bërë thirrje drejtpërdrejtë votuesve të pavarur që të votojnë për republikanët gjatë zgjedhjeve afatmesme të kësaj jave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në llogarinë e tij në twitter, Musk tha se me demokratët në kontrollin e Shtëpisë së Bardhë, votuesit do të zbusin “tepricat më të këqija të të dyja palëve” duke garantuar kontrollin republikan të Kongresit.

“Për votuesit me mendje të pavarur: Pushteti i ndarë frenon tepricat më të këqija të të dyja palëve, prandaj rekomandoj votimin për një Kongres Republikan, duke pasur parasysh se Presidenca është Demokratike”, shkroi ai.

Shumica e analistëve pajtohen se republikanët do të fitojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, megjithëse kush do të paraqesë pretendimin për Seantin aktualisht të ndarë në mënyrë të barabartë, mbetet një temë e shumë spekulimeve. Garat kryesore në dhjetë shtete, duke përfshirë Pensilvaninë, Xhorxhinë dhe Arizonën, duket se do të jenë vendimtare.

Kategoritë
BotaLajme