Emocionuese/ Banorët përqafojnë të përlotur ushtarët ukrainas pas çlirimit të qytetit

Ushtarët ukrainas po priten si heronj nga banorët që kanë jetuar nën pushtimin rus prej muajsh, ndërsa Kievi vazhdon të rimarrë dhjetëra vendbanime nga ushtarët rus.

Videot tregojnë trupat ukrainas qëndrojnë fitimtar mbi flamujt rusë në qytetin e çliruar Balakliia dhe banorët që i përqafojnë të përlotur nga gëzimi.

Imazhet vijnë teksa forcat ukrainase po përparonin me shpejtësi në hekurudhën kryesore që furnizonte forcat e Moskës në lindje të premten, pas rënies së papritur të një pjese të vijës së parë ruse – shkaktoi ndryshimin më dramatik në momentin e luftës që nga fillimi i saj.

Në një fjalim video, presidenti Volodymyr Zelensky tha se trupat ukrainase kishin “çliruar dhjetëra vendbanime” dhe kishin rimarrë më shumë se 385 milje katrorë territor në lindje dhe jug vetëm gjatë javës së kaluar.

Kategoritë
BotaLajme