Enis Bardhi udhëton në Trabzon për negociata mbi transferimin e tij në klubin Trabzonspor

“Është nder i madh për mua të jem pjesë e një klubi kampion. Ishte një gjë që prisja një kohë të gjatë të luaj në Ligën e Kampionëve dhe ta arrij këtë shans. Është një burim motivimi i madh për mua”, u shpreh Bardhi.

Futbollisti shqiptar i klubit spanjoll Levante, Enis Bardhi, ka mbërritur në qytetin veriperëndimor turk Trabzon për të zhvilluar negociata për transferimin e tij në klubin e këtij qyteti, Trabzonspor, raporton Anadolu Agency (AA).

Mesfushori 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut në deklaratën e tij për gazetarët në aeroportin e Trabzonit shprehu kënaqësi që gjendet në këtë qytet. Ai tha se kanë mbetur disa procedura për transferimin e tij në klub.

“Pastaj mbetet të njoftohem me shokët e mi të ekipit dhe trajnerin tim. Është nder i madh për mua të jem pjesë e një klubi kampion. Ishte një gjë që prisja një kohë të gjatë të luaj në Ligën e Kampionëve dhe ta arrij këtë shans. Është një burim motivimi i madh për mua”, u shpreh Bardhi.

Enis Bardhi më pas në shoqërim të zyrtarëve të klubit shkoi në ambientet e klubit “Mehmet Ali Yılmaz”.

Futbollisti i kombëtares së Maqedonisë së Veriut në 148 ndeshje në La Liga me ekipin e Levante-s ka shënuar 23 gola dhe 13 asistime. Ndërsa me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut në 44 ndeshje ka shënuar 9 gola.

Kategoritë
Sport