Erdhi “buka” nga Ukraina, anija me 6000 ton grurë ankorohet në portin e Durrësit

Ka mbërritur nga Ukraina në portin e Durrësit një anije me 6 mijë ton grurë. Anija me grurë është e para që vjen në vendin tonë që nga nisja e luftës në Ukrainë me 24 shkurt të këtij viti. Anija e fundit me grurë që kishte mbërritur në vendin tonë është një anije ruse e cila u ankorua në Durrës me 1 mars, ndërsa pas saj nuk ka pasur asnjë prurje tjetër.

Anija Jaohar Ranim, e mbushur me 6 mijë ton grurë, e nisur nga Ukraina është ankoruar paraditen e së mërkurës në Portin e Durrësit.

Kjo është anija e parë që niset nga Ukraina me destinacion vendin tonë, që prej nisjes së luftës atje, pas sulmit të paprovokuar rus mëngjesin e 24 shkurtit.

Eksportet në Ukrainë janë zhbllokuar me 23 korrik, pasi Kievi arriti një marrëveshje me Moskën për të lejuar transportin e drithërave nga portet ukraianse drejt vendeve të tjera.

Anija me grurë e mbërritur sot në Durrës mban flamurin ukrainas, dhe sasia e grurit vjen për llogari të një kompanie në Tiranë.

E gjithë ngarkesa prej 6 mijë e 119 tonësh grurë do të shkarkohet këtë të mërkurë, dhe më pas do të transportohet drejt Tiranës.

Shqipëria importon mijëra ton grurë në vit, ndaj është e varur kryesisht nga Serbia dhe rusia sa I përket bukës.

Në vitin 2021, sipas të dhënave të INSTAT, pesha e importeve nga Rusia dhe Serbia zë 84% të totalit të të hyrave me drithëra.

Në total, në Shqipëri, në vitin 2021 u importuan rreth 326 mijë tonë drithëra.

Kategoritë
LajmeRajoni