Erdoğan: Akkuyu do të kontribuojë në uljen e importeve të gazit natyror të Turqisë me 1.5 miliardë dollarë në vit

Presidenti Erdoğan: Me dorëzimin e karburanteve bërthamore që vijnë nga deti dhe ajri në centralin tonë, tashmë Akkuyu ka fituar identitetin e një objekti bërthamor.

Erdoğan: Türkiye është ngritur në nivelin e vendeve me fuqi bërthamore në botë, edhe pse me një vonesë 60-vjeçare.

Erdoğan thotë se BE-ja eliminon hezitimet duke pranuar energjinë bërthamore si energji të gjelbër, duke shtuar se “ne me Akkuyu-n e bëmë vendin tonë pjesë e këtij zhvillimi”.

Erdoğan: Centrali bërthamor Akkuyu është investimi më i madh i përbashkët i Türkiyes me Rusinë.

Erdoğan: Centrali bërthamor Akkuyu do të jetë plotësisht funksional deri në vitin 2028, duke furnizuar 10 për qind të konsumit të energjisë elektrike të Türkiyes.

Erdoğan: Akkuyu do të kontribuojë në uljen e importeve të gazit natyror të Türkiyes me 1.5 miliardë dollarë në vit, do të ketë “ndikim pozitiv” në rritjen e të ardhurave kombëtare.

Kategoritë
BotaLajme