Erdoğan: As bota perëndimore, e as bota islame nuk treguan kujdesin për të cilin kishte nevojë Afganistan

Presidenti Erdoğan kritikoi botën perëndimore dhe vendet islame për mungesën e interesit dhe kujdesit të tyre për Afganistanin gjatë dy dekadave të fundit.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se Turqia është e gatshme të zhvillojë bisedime me talebanët nëse është e nevojshme, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nëse trokitet në derën tonë, ne do ta hapim atë për dialog”, u tha presidenti Erdoğan gazetarëve pas faljes së namazit të xhumasë në Stamboll.

Erdoğan kritikoi botën perëndimore dhe vendet islame për mungesën e interesit dhe kujdesit të tyre për Afganistanin gjatë dy dekadave të fundit.

Ai pohoi se Turqia ka bërë përpjekjet e nevojshme për zhvillimin e Afganistanit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Lidhur me valën e migrimit nga Afganistani pas marrjes nën kontroll të talebanëve, Erdoğan tha se Turqia po strehon rreth 300 mijë emigrantë afganë pa dokumente.

Talebanët morën kontrollin e Afganistanit pasi mbërritën në Kabul më 15 gusht, duke detyruar presidentin dhe zyrtarë të tjerë të lartë të largohen nga vendi.

Marrja e papritur e pushtetit ka shkaktuar një nxitim të largimit nga Afganistani, përfshirë civilët që ndihmuan ushtarët ose grupet e huaja të cilët kanë frikë nga hakmarrja e talebanëve.

Kategoritë
BotaLajme