Erdogan: Asnjë fuqi nuk mund ta pengojë ndërtimin e një Turqie të madhe dhe të fuqishme

Erdogan foli në programin e iftarit të mbajtur në Qendrën e Panairit të Stambollit organizuar nga dega e rrethit të Stambollit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se asnjë fuqi nuk mund ta pengojë ndërtimin e një Turqie të madhe dhe të fuqishme.

Erdogan foli në programin e iftarit të mbajtur në Qendrën e Panairit të Stambollit organizuar nga dega e rrethit të Stambollit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Duke theksuar se do t’i arrijnë qëllimet e Turqisë në këtë periudhë kur po ristrukturohet sistemi global i menaxhimit dhe ekonomisë, Erdogan tha se po përpiqen ta mbajnë vendin larg efekteve të luftës Rusi-Ukrainë dhe se po punojnë me Presidentin rus, Vladimir Putin, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres për të garantuar paqen, me të cilin kishte biseduar dy herë këtë javë.

Nga ana tjetër, duke theksuar se ata përpiqen çdo ditë për suksesin e operacioneve ndërkufitare kundër organizatave terroriste, Erdogan tha: “Ne po përpiqemi çdo ditë që ristrukturimin e menaxhimit dhe sistemit ekonomik global ta kthejmë në favor të vendit tonë, për të zbatuar projekte që do të mundësojnë që ne të arrijmë objektivat tona të vitit 2023 dhe të përgatisim programe të reja që do të mbështesin vizionin e vitit 2053, që do tu lëmë trashëgimi fëmijëve tanë.”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se kanë mbjellë miliona pemë në vend dhe do të vazhdojnë t’i mbjellin dhe shtoi se do të vazhdojnë të punojnë ditë e natë për të ofruar shërbimet më të mira, për të sjellë veprat më të bukura dhe për të bërë investimet më të mëdha ashtu siç kanë bërë për 20 vjet, që kur populli që ua besoi administrimin e vendit.

Presidenti tha se asnjë fuqi nuk mund ta pengojë ndërtimin e një Turqie të madhe dhe të fuqishme.

Kategoritë
BotaLajme