Erdoğan: Bota islame duhet të bashkohet kundër sulmeve të Izraelit në Palestinë

Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës Turke njoftoi se dy presidentit në bisedën telefonike diskutuan për zhvillimet rajonale, përfshirë marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Iranit, si dhe sulmet e Izraelit në xhaminë Al-Aksa

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Ibrahim Raisi, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës Turke njoftoi se dy presidentit në bisedën telefonike diskutuan për zhvillimet rajonale, përfshirë marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Iranit, si dhe sulmet e Izraelit në xhaminë Al-Aksa.

Gjatë bisedës, presidenti Erdoğan theksoi rëndësinë e bashkimit të botës islame kundër sulmeve çnjerëzore në rritje të Izraelit në Palestinë, veçanërisht në xhaminë Al-Aksa.

Duke theksuar se arsyeja e shëndoshë duhet të mbizotërojë për të parandaluar një spirale të re dhune, Erdoğan tha se do të ishte e dobishme të ndërmerreshin iniciativa për t’i drejtuar të gjitha palët drejt arsyes së shëndoshë.

Presidenti turk bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për mbrojtjen e statusit të vendeve të shenjta në platformat ndërkombëtare, veçanërisht në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC) dhe Kombet e Bashkuara (OKB).

Erdoğan gjithashtu tha se është e rëndësishme që ta ekspozojnë këtë unitet në qytete të ndryshme të Evropës, përballë akteve të fundit të djegies së kopjeve të librit të shenjtë Kuranit para ambasadave turke në Evropë.

Kategoritë
BotaLajme