Erdoğan dhe Putin diskutojnë masat për dërgimin në Afrikë të miellit rus të prodhuar në Turqi

Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes njoftoi se në bisedën telefonike midis dy presidentëve u diskutuan “hapat konkrete në projektin e shndërrimit të drithërave ruse në miell në Türkiye dhe dërgimin e tij në vendet afrikane në nevojë”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, në një bisedë telefonike kanë diskutuar hapat për të filluar prodhimin e miellit në Türkiye nga drithërat ruse, me qëllim për ta dërguat atë në vendet në nevojë në Afrikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes njoftoi se në bisedën telefonike midis dy presidentëve u diskutuan “hapat konkrete në projektin e shndërrimit të drithërave ruse në miell në Türkiye dhe dërgimin e tij në vendet afrikane në nevojë”.

Më tej, njoftohet se në agjendën e dy presidentëve gjithashtu ishte edhe korridori i drithërave në Detin e Zi për të mundësuar anijet të eksportojnë mallra nga Ukraina dhe amoniakun nga Rusia, së bashku me zhvillimet e fundit në luftën në Ukrainë.

Presidenti Erdoğan gjithashtu përsëriti gatishmërinë e Ankarasë për të lehtësuar dhe ndërmjetësuar një paqe të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës.

Kategoritë
BotaLajme