Erdogan e quan të poshtër sulmin në Turqi ku u vranë katër persona

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka dënuar sulmin, duke thënë: “Kemi katër dëshmorë dhe 14 të plagosur. Unë e dënoj këtë sulm të poshtër terrorist dhe uroj mëshirën e Zotit për dëshmorët tanë”.

Ai i bëri komentet gjatë një vizite në Rusi, ku po merr pjesë në një samit të organizuar nga presidenti Vladimir Putin, ka raportuar BBC

Erdogan u drejtua për në qytetin rus të Kazanit më herët sot për samitin Brics të ekonomive në zhvillim, që përfshin Indinë dhe Kinën.

Duke folur në këtë ngjarje, Putin dënoi sulmin ndaj kompanisë së aviacionit pranë Ankarasë dhe shprehu “ngushëllimet e tij”, sipas agjencisë së lajmeve Reuters

Kategoritë
BotaLajme