Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u ndal sërish në çështjen palestineze dhe tha se Turqia kurrë nuk mund t’u kthejë shpinën palestinezëve.
Duke folur në një ceremoni diplomimi në Akademinë Ushtarake të Turqisë, Erdogan theksoi se Turqia është jashtëzakonisht e përkushtuar ndaj Palestinës.
“Kush thotë se nuk na intereson Jerusalemi, nuk e njeh historinë e këtij kombi. Dita e fitores përfaqëson festën e ushtrisë heroike turke dhe trashëgimia e saj është e ngulitur në zemrat e të gjithë ushtarëve turq. Ata nuk do të hezitonin të shkruanin sërish historinë nëse ndonjë aktor do të guxonte të kërcënonte sigurinë e vendit,” tha Erdogan.
Ai gjithashtu tha se të gjithë në Turqi tregojnë kujdes të madh ndaj Palestinës.
“Si mund t’i mbyllim sytë ndaj Palestinës? Si mund të jemi të shurdhër ndaj thirrjeve të vëllezërve tanë palestinezë? Kush mund t’i ndajë Stambollin dhe Jerusalemin? Si mund t’i kthejmë shpinën Jerusalemit ku paraardhësit tanë sunduan në paqe, qetësi dhe begati për katër shekuj?”, përfundoi Erdogan.