Erdoğan: Greqia “qëllimisht” shkel Traktatin e Paqes të Lozanës

“Nuk është e mundur që vendi ynë ta pranojë këtë situatë, e cila është e papajtueshme me parimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe besnikërisë ndaj traktatit”, tha presidenti turk.

Greqia kohët e fundit ka shkelur qëllimisht kushtet e Traktatit të Paqes të Lozanës, tha Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një video-mesazh me rasstin e 99-vjetorit të Traktatit të Paqes së Lozanës, presidenti Erdoğan tha: “Kushtet e Traktatit të Paqes të Lozanës, veçanërisht të drejtat e pakicës turke, së fundmi janë shkelur qëllimisht nga Greqia”.

“Nuk është e mundur që vendi ynë ta pranojë këtë situatë, e cila është e papajtueshme me parimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe besnikërisë ndaj traktatit”, shtoi ai.

Turqia po forcon pozicionin e saj aktiv në çështjet rajonale dhe globale ndërsa bën hapa të fortë drejt vitit 2023, 100-vjetorit të Traktatit të Paqes të Lozanës dhe themelimit të Republikës së Türkiye-s, shtoi ai.

Traktati u nënshkrua më 24 korrik 1923 pas fitores turke në Luftën e Pavarësisë.

Kategoritë
BotaLajme