Erdogan konfirmoi: Sot do të fillojë ndërtimi i 200 mijë apartamenteve të reja, askush nuk do të mbetet i pastrehë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vizitoi dje disa qytete të goditura nga tërmeti në Turqinë jugore, ku u premtoi banorëve vendas një zgjidhje të shpejtë për çështjet e strehimit.

Erdogan deklaroi se tashmë janë nënshkruar kontratat e para për ndërtimin e banesave të reja në vendet e prekura nga tërmeti.

Bëhet fjalë për 200 mijë apartamente të reja në qytetet jugore të Turqisë, të cilat u shkatërruan plotësisht.

Ai tha se ka ardhur për vizitë për të parë vetë situatën në terren dhe për të biseduar me qytetarët e tij.

“Ndërtimi i banesave në Nurdagi, Islahiya, Kilis dhe Adiyaman Kahti do të fillojë tashmë nesër (sot op.a.)”, tha ai.

Kreu turk theksoi se aktivitetet për përcaktimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet janë drejt fundit dhe se institucionet kompetente turke janë në terren dhe po plotësojnë nevojat e popullatës së prekur nga tërmeti.

“Duke filluar nga e para, ne do të besojmë në vetvete, do të besojmë në vetvete dhe duam që të gjithë në ndërtesat e reja të jetojnë me vetëbesim. Qëllimi ynë është që brenda një viti të përfundojmë në masë të madhe ndërtimin e ndërtesave dhe shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Askush nuk do të jetë pa shtëpi”, tha ai për mediat turke.

Kategoritë
BotaLajme