Erdoğan theksoi gjithashtu rëndësinë e heqjes së këtyre sanksioneve në epokën e re të Sirisë pas Asadit dhe tha se mbështetja e Türkiyes për Sirinë do të vazhdojë e pandërprerë
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, të cilit i tha se vendimi i BE-së muajin e kaluar për të pezulluar sanksionet ndaj Sirisë ishte një hap në drejtimin e duhur, raporton Anadolu.
Siç njoftoi Drejtoria e Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiyes, Erdoğan theksoi gjithashtu rëndësinë e heqjes së këtyre sanksioneve në epokën e re të Sirisë pas Asadit dhe tha se mbështetja e Türkiyes për Sirinë do të vazhdojë e pandërprerë.
Gjithashtu, dy udhëheqësit diskutuan lidhjet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale.
Gjatë bisedës, Erdoğan nënvizoi se nxitja e dialogut mes dy vendeve do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve dypalëshe, duke theksuar se Türkiye dhe Franca kanë potencial për bashkëpunim në shumë fusha, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes.
Ai shtoi se armëpushimi aktual midis grupit palestinez Hamas dhe Izraelit duhet të ruhet dhe duhet të fillojë puna për një zgjidhje të qëndrueshme në rajon.