Erdoğan: Më 15 korrik, treguam se Turqia nuk mund të robërohet kurrë

Në mesazhin e publikuar me rastin e “15 Korrikut – Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”, Erdoğan rikujtoi se sot është 6-vjetori i përpjekjes së grushtit të shtetit të 15 korrikut

Presidenti i Türkiyes (Turqisë), Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “tradhtarëve të FETO-s, por edhe organizatave të tjera terroriste dhe forcave që i lëshuan ato drejt nesh, iu për përgjigjëm jo duke u tërhequr, por duke bërë hap para”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesazhin e publikuar me rastin e “15 Korrikut – Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”, Erdoğan rikujtoi se sot është 6-vjetori i përpjekjes së grushtit të shtetit të 15 korrikut, një prej sulmeve më të ulëta kundër shtetit dhe jetës së popullit.

Presidenti Erdoğan uroi mëshirën e Allahut për 251 dëshmorët të cilët për kauzën e pavarësisë dhe të ardhmes marshuan drejt martirizimit duke luftuar si luanë kundër tradhtarëve anëtarë të bandës së tradhtisë FETO.

Duke vënë në dukje se në çdo histori martiri ka mesazhe shembullore që mund t’i perceptojnë vetëm zemrat me besim dhe të përkushtuara, Erdoğan tha se këto mesazhe do të janë udhërrëfyes dhe do të përcillen gojë më gojë për breza.

“Shpreh falënderimet e mia për secilin nga qytetarët e mi që morën pjesë në përpjekjen historike që ndodhi natën e 15 korrikut me zemrat që rrahin për dashurinë e Türkiyes, si dhe për të gjithë vëllezërit/motrat e mi që u nderuan me statusin e veteranit atë natë. Nuk mjaftojnë fjalët për të përshkruar fisnikërinë e bijve të këtij kombi të cilët me fillimin e tentativës së grushtit të shtetit mbushën pa hezitim bulevardet, rrugët dhe sheshet duke vendosur trupat e tyre në mbrojtje përpara tankeve, avionëve, helikopterëve. Padyshim rëndësia kryesore e 15 Korrikut për ne është se ai është simboli i parë de fakto i rezistencës së lavdishme të popullit tonë kundër puçeve që u përball përgjatë historisë. Ne themeluam republikën tonë me Luftën Kombëtare që dhamë një shekull më parë. E vendosëm në zbatim demokracinë tonë me vullnetin që doli nga kutia e votimit të popullit në 1950. E kemi bashkuar Turqinë me lëvizjen më të madhe zhvillimore dhe investuese në historinë e saj në çdo fushë që nga viti 2002. Natën e 15 korrikut mbrojtëm me çmimin e jetës tonë Republikën, demokracinë dhe të gjitha arritjet tona. Me rezistencën tonë epike që ndërmorëm kundër puçistëve si një zemër dhe një fuqi e vetme, u treguam mikut dhe armikut se Türkiye nuk mund të robërohet kurrë, se nuk mund ta gjunjëzojnë kurrë popullin turk”, deklaroi Erdoğan, duke i shprehur ngushëllimet popullit turk dhe të afërmve të dëshmorëve.

– “Kemi marrë masat e nevojshme për t’u siguruar që Türkiye të mos përballet me kërcënime të ngjashme”

Erdoğan tha se me fillimin e grushtit të shtetit, ata mobilizuan të gjithë fuqinë ligjore dhe administrative të vendit për të çrrënjosur tradhtarët puçistë dhe strukturën që i prodhoi ata dhe se ata kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që vendi të mos përballet më me një kërcënim të ngjashëm.

Duke theksuar se nuk kanë lënë pa ndëshkuar ata që kanë derdhur gjakun e dëshmorëve, se nuk kanë qëndruar para veteranëve me kokën ulur dhe se nuk e kanë qëndruar duke shikuar që sakrifica e popullit të shkojë dëm, Erdoğan në mesazhin e tij vazhdoi:

“Kemi lehtësuar zemrat e miqve tanë, kemi forcuar shpresat e tyre duke i bërë boshe tekat e atyre që lëshuan tradhtarët mbi ne. Morëm masat e nevojshme në çdo fushë që Türkiye të mos përballet më me kërcënime të ngjashme. Duke e shpallur 15 korrikun si Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, siguruam që kjo epope e madhe e rezistencës të skalitej në histori me germa të arta. Ngjarje të tilla zënë vendin e tyre si shenja të një përparimi të ri, një ngritjeje të re dhe një epoke të re në historinë e kombeve. Fatmirësisht ia arritëm ta kthejmë 15 korrikun në një pikënisje të tillë. Historia e Türkiyes do të shqyrtohet në dy periudha, para dhe pas 15 Korrikut, në aspektin e vërtetimit të pjekurisë së demokracisë tonë dhe fuqisë së vullnetit kombëtar. Me përpjekjet, me sfidat tona të mëvonshme, ne i kapërcyem frontet kryesore të luftës, kundër të cilave luftuam gjatë grushtit të shtetit. Tradhtarëve të FETO-s, por edhe organizatave të tjera terroriste dhe forcave që i lëshuan ato drejt nesh, iu për përgjigjëm jo duke u tërhequr, por duke bërë hap para. Duke shkatërruar organizatat terroriste të grumbulluara në kufijtë tanë, nga DAESH në PKK/YPG, ne kaluam në strategjinë për të tharë kërcënimet në burimin e tyre. Me operacionet tona që kemi ndërmarrë, ne burgosëm organizatat terroriste dhe sulmet e tyre pas një vije që ne vendosëm përtej kufijve tanë në vend që të përballeshim me ato në territorin tonë”.

– “Inflacioni është problemi i gjithë botës jo vetëm problemi ynë”

Presidenti Erdoğan theksoi se ata kanë forcuar legjitimitetin e strategjive të tyre të reja me punimet që kanë bërë në fushën politike dhe diplomatike, me marrëveshjet dhe qëndrimet që kanë mbajtur dhe se duke ndryshuar sistemin e qeverisjes kanë shpëtuar nga dobësitë që hapën bazë për grusht shteti dhe tutelë.

Pasi vuri në dukje se duke eliminuar një nga një kurthet që synojnë shkatërrimin e ekonomisë turke nuk kanë lejuar që të largohen nga qëllimet e tyre, Erdoğan theksoi se kanë punuar me të gjitha forcat që krizat globale dhe rajonale t’i kthejnë në mundësi për vendin.

“Sigurisht, ne kemi përjetuar edhe vështirësi që kemi ndjerë me ndikimin më të madh që ka qenë kostoja e jetesës, por fatmirësisht kemi fuqinë, vullnetin dhe vendosmërinë për t’i kapërcyer këto vështirësi. Nuk kemi pranuar dhe nuk do të pranojmë që Türkiye të kapet e dorëzuar me ekonominë e saj, drejtimi i të cilës s’mund të ndryshohet me tutela, nuk rrëzohet me puç dhe nuk drejtohet me terrorizëm. Inflacioni i përshpejtuar nga rritja e tepruar në çmimet globale të mallrave, veçanërisht të shkaktuara nga pandemia dhe kushtet e luftës, është problemi i gjithë botës, jo vetëm problemi ynë. Shpresojmë që ashtu si kemi vepruar gjithmonë prej një kohe të gjatë, do të jemi në krye të vendeve të para që tejkalojnë inflacionin. Në këtë mënyrë do të lëmë pas edhe një fatkeqësi të cilën e shikojmë si vazhdimësi të 15 korrikut dhe do të vazhdojmë luftën tonë në rrugën për ndërtimin e Türkiyes së madhe të dhe fuqishme. Vetëm kështu mund të ndiejmë veten se kemi mbrojtur në mënyrën e duhur amanetin e dëshmorëve tanë, se jemi të denjë për veteranët tanë dhe se kemi përmbushur përgjegjësitë tona ndaj popullit tonë”, theksoi Erdoğan.

Presidenti Erdoğan uroi popullin turk për 15 Korrikun, Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, si dhe u lut për mëshirën e Allahut mbi dëshmorët.

Kategoritë
BotaLajme