Erdogan: Mirënjohje për ndihmën e ofruar. Mbi 8,000 njerëz u nxorën të gjallë nga rrënojat falë ekipeve të kërkim-shpëtimit

Më shumë se 8,000 njerëz janë nxjerrë të gjallë pas tërmetit nga ekipet e kërkim-shpëtimit, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke shprehur mirënjohjen e tij për ndihmën e ofruar nga komuniteti ndërkombëtar.

Turqia, tha Erdogan, u është mirënjohëse të gjitha vendeve për ndihmën që ofruan ekipet e kërkim-shpëtim, por edhe grumbullim të materialit për ndihmë humanitare.

Në një video-mesazh për mbledhjen e qeverive botërore në Dubai, presidenti turk tha se përveç 8000 të shpëtuarve, më shumë se 81,000 persona të lënduar nga tërmetet kanë dalë nga spitalet.

Turqia, tha Erdogan, u përball me një nga “katastrofat më të mëdha natyrore”, jo vetëm në historinë e saj, por edhe në historinë e njerëzimit dhe nuk do ta harrojë “miqësinë që treguat në këtë ditë të errët”.

Kategoritë
BotaLajme