Erdoğan paralajmëron Greqinë: Nëse shkoni shumë larg, do të ketë një çmim të rëndë

“Greqi, shiko historinë, ktheu në histori, nëse shkon shumë larg kjo do të ketë një çmim të rëndë. Për Greqinë ne kemi vetëm një fjali, mos harroni Izmirin”, tha presidenti Erdoğan

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar: “Greqi, shiko historinë, ktheu në histori, nëse shkon shumë larg kjo do të ketë një çmim të rëndë. Për Greqinë ne kemi vetëm një fjali, mos harroni Izmirin”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan mbajti një fjalim në TEKNOFEST KARADENİZ 2022 që mbahet në aeroportin Çarşamba në qytetin Samsun të Türkiye-s, ku ai shpjegoi se nevoja për avion luftarak për të forcuar ushtrinë u shfaq kur u formua Republika pas fitores së luftës kombëtare.

“Për këtë qytetet po organizojnë një fushatë brenda tyre dhe po përpiqen të blejnë nga një avion për ushtrinë që do të marrë emrin e tyre”, rikujtoi Erdoğan i cili tha se “Për të bërë avionin tonë u detyruam të presim 70 vite. Për të mos rënë më në situata të tilla, siguria jonë dhe shpresa jonë më e madhe është brezi TEKNOFEST dhe jo brezi Z apo brezi Y”.

Duke theksuar se ata me veprat e tyre janë përpara kombit dhe rinisë, Erdogan tha “Vlerësimin e atyre që nuk kanë veprat e tyre ua lëmë juve”.

Ai tha se në një kohë shumë vende nga Amerika në Evropë, nga Rusia në Japoni, madje edhe nga India në Brazil po punonin shumë dhe po prodhonin teknologji, ndërkohë që ata në Türkiye po luftonin me kënetën e tutelës dhe grushteve të shtetit.

“Teksa ata po përgatisnin të rinjtë e tyre me teknologji, shkencë, me virtyte, njerëzit tanë ishin të zënë me përpjekje për të mos pranuar në dyert e universitetit vajzat dhe motrat tona të mbuluara. Teksa vendet e zhvilluara po i kthenin njerëzit e ardhur nga e gjithë bota në mbështetje të nismave zhvillimore, njerëzit tanë nuk ishin ende në gjendje të siguronin as kushtet minimale humanitare për qytetarët e tyre”, theksoi Erdoğan.

Do ketë çmim të rëndë”

Presidenti Erdoğan potencoi se të gjithë nga politikanët tek burokratët, nga biznesmenët tek akademikët kanë pjesën dhe përgjegjësinë e tyre në të gjitha këto përjetime.

“Edhe zbulimi i poshtërsive të kryera vetëm nga banda tradhtare e FETO-s është dëshmi se Türkiye ka ardhur e vetme në këto ditë pavarësisht të gjithave. A nuk është kjo FETO, që thoshte për shaminë (mbulesën) se është ‘detaj’, turp. Mbahesh për ‘hoxhë‘ dhe thua se shamia është ‘detaj‘. Ku është tani? Është në Pensilvani. Nga kush ushqehet? Amerika. Duhet të dimë mirë se kush është miku ynë dhe kush është kundër nesh. Aktualisht, a po dërgon kjo Amerikë armë në Aleksandropoli, në Greqi? A po dërgon avionë? A po tenton të bëjë kërcënim për ne nga andej me S-300? Greqi, shiko historinë, ktheu në histori, nëse shkon shumë larg kjo do të ketë një çmim të rëndë. Për Greqinë ne kemi vetëm një fjali, mos harroni Izmirin”, tha Erdoğan.

Presidenti turk tërhoqi vëmendjen se e njëjta Türkiye me sukseset e saj në disa fusha që janë edhe mbi vendet më të zhvilluara të botës ka bërë të pranohet. “Nuk na lidh pushtimi i ishujve, ne do të bëjmë atë që është e nevojshme kur të vijë koha. Si shprehja që themi se ‘mund të vijmë një natë papritur‘. Të jeni të sigurt se ata që dje pengonin përparimin e vendit tonë duke vendosur pranga nëpër këmbë, janë duke pritur, për të gjetur mundësinë diku”, nënvizoi Erdogan.

“Të gjithë së bashku ne nuk do t‘i lejojmë këto”, tha Erdoğan shtuar se “Lufta që do të ndërmarrim do të jetë e vështirë, do të nevojitet sakrificë, do të ketë çmim, por paqja, lumturia dhe prosperiteti që do të shfaqet nga suksesi në fund, nuk mund të përshkruhet”.

Kategoritë
BotaLajme