Erdogan për PKK-në: “E mbajmë grushtin e hekurt gati nëse na kafshojnë dorën e shtrirë”

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë operacionet organizatën terrroriste PKK – së nëse procesi i çarmatosjes ndalet ose nëse premtimet nuk përmbushen.

Duke folur në një tubim në Stamboll, me rastin e fillimit të muajit Ramazan, Erdogan theksoi se në nismën e paqes nuk ka asgjë që do të shqetësonte shpirtrat e shenjtë të dëshmorëve tanë.

“Fitues do të jetë Turqia, ashtu si dhe fëmijët tanë, që janë garantuesit e së ardhmes sonë të ndritur”, tha lideri turk.

Megjithatë, ai paralajmëroi se ushtria është gjithmonë e gatshme për të reaguar.

“Dëshirën tonë për paqe nuk e konsiderojmë si shenjë dobësie. E mbajmë gjithmonë grushtin e hekurt gati, nëse dora që shtrijmë mbetet në ajër ose na kafshohet”, tha Erdogan, duke iu referuar PKK-së.

Kujtojmë se lideri i organizatës terrroriste PKK-së, Abdullah Öcalan, më herët i bëri thirrje organizatës që të çarmatoset, ndërsa komiteti ekzekutiv i PKK-së e pranoi urdhrin e tij dhe shpalli armëpushim.

Në deklaratën e PKK-së, u theksua se do të respektojnë thirrjen e Öcalanit, por shtuan se çarmatosja mund të zbatohet vetëm me udhëheqjen e tij praktike dhe vendosjen e themeleve demokratike dhe ligjore për zgjidhjen e çështjes kurde në Turqi.

Öcalan, i cili ndodhet në burg në ishullin Imrali që nga viti 1999, vazhdon të ketë ndikim të madh në PKK. Në një deklaratë të mëparshme, ai theksoi se organizata ka humbur kuptimin e ekzistencës së saj për shkak të ndryshimeve në kontekstin politik dhe vlerësoi se ka ardhur koha për shpërbërjen e saj. /Gazetaere

Kategoritë
BotaLajme