Erdogan: Politikës perëndimore nuk mund t’i zihet besë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të dielën se nuk mund t’i besojnë politikës perëndimore.

Kreu i shtetit turk realizoi një takim me të rinjtë gjatë vizitës së tij një ditë më parë në provincën lindore të Vanit.

Gjatë fjalës së rastit në këtë takim, lideri turk u ndal veçanërisht mbi bazat ushtarake të ndërtuara në Greqi.

“Janë ndërtuar 5 plus 4 baza; ndërtoni çfarë të doni. Kur i pyesim «pse i ndërtuat ato baza”, përgjigja e tyre është shumë domethënëse. Thonë «kundër rusëve». E po meqë thoni «kundër rusëve», çfarë keni bërë ju kundër rusëve në Ukrainë? A i qëndruat pranë Ukrainës? Vallë e mbështetët Ukrainën? Gjithçka e tyre është gënjeshtër. Nuk mund t’i besohet këtij Perëndimi. Nëse do të merrni diçka nga Perëndimi, atëherë merrni shkencën dhe artin e tij. Sa i përket politikës, Perëndimit s’mund t’i zihet besë në politikë. Çfarë po bëjnë këta (perëndimorët) që prej vitit 1963 në lidhje me Bashkimin Evropian? Ja pra, po na sorollatin që prej asaj dite. E kur filloi kjo? Në fakt, (procesi i anëtarësimit) filloi që në vitin 1959, por gjithnjë na kanë sorollatur që prej asaj dite e deri më sot. Përse? Oh Zot, gënjeshtra tek këta ka marrë udhët. Këta s’kanë ndershmëri e sinqeritet, këto janë virtyte të kombit tonë”, tha Presidenti Erdogan mes të tjerash.

Kategoritë
BotaLajme