Presidenti Erdogan foli në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur pas marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog mund të vijë në Turqi.
Presidenti Erdogan foli në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur pas marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ishte të martën në Turqi për një vizitë zyrtare.
Për mundësinë e bashkëpunimit me Izraelin në Mesdheun Lindor, Erdogan tha: “Ne jemi duke biseduar me zotin Herzog, mbase ai mund të zhvillojë një vizitë në Turqi. Kryeministri Benet ka disa qëndrime pozitive për këto pika. Qëllimi është të arrijmë diku me qasje pozitive. Pasi, nëse kjo qasje pozitive bazohet në parimin fito-fito, ne, si Turqi, do të bëjmë më të mirën e mundshme. Si politikanë, ne nuk jemi për të luftuar, ne jemi për paqen. Nëse nafta do të jetë një instrument paqeje, ne do ta përdorim atë. Por nëse nuk do të jetë një instrument paqeje, vendimi i takon vetë çdo vendi. Ne nuk i kemi marrë kot mjetet e kërkimit sizmik.”