Erdogan: Problemi i negociatave janë Donbasi dhe Krimea, mund të takohem me Putin

“Janë dy çeshtje në të cilat kanë ngecur negociatat për vendosjen e një armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës,” sipas presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Dhe ato kanë të bëjnë me statusin e Krimesë dhe Donbasit, shkruan la repubblica

“Çështja e parë ka të bëjë me anëtarësimin e Ukrainës në NATO, një pikë në të cilën presidenti ukrainas Zelensky tashmë ka bërë një hap prapa. E dyta ka të bëjë me njohjen e gjuhës ruse si gjuhë zyrtare të vendit dhe gjithashtu për këtë Zelensky ka pranuar.

Çmilitarizimi paraqet probleme të mëdha. Çeshtja e katërt ka të bëjë me sigurinë kolektive dhe këtu Zelensky ka treguar një qëndrim bashkëpunues”, tha Erdogan. Nga ana tjetër, nuk ka ende një rezultat për Donbasin dhe Krimenë.

“Ukraina e sheh integritetin e saj territorial të kërcënuar dhe për këtë arsye nuk është e gatshme të negociojë për statusin e Krimesë dhe Donbasit.  Megjithatë Zelensky bëri një lëvizje shumë të zgjuar për të mbajtur një referendum për Donbasin “, tha Erdogan.

Për sa i përket qëndrimit të Ankarasë ai tha: “Që në çdo takim në vitin 2014, me presidentin rus Vladimir Putin, Turqia ka qenë kundër pushtimit”, tha Erdogan.

“Unë mund të takohem me Putinin në ditët e ardhshme dhe do t’i kërkoj atij që të jetë arkitekti i hapave të ardhshëm drejt paqes. Do të duhet të punojmë për një zgjidhje të ndershme nga kjo situate” tha ai.

Kategoritë
BotaLajme