Erdogan: Putini është zbutur, nuk është si përpara

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë sot se e ka vënë re se presidenti rus Vladimir Putin tani është zbutur dhe është më i hapur ndaj dialogut se më parë.

“Pashë që Putini tani është shumë më i butë dhe më i hapur ndaj dialogut se më parë. Do të shohim se çfarë do të sjellin bisedat telefonike që do të kemi në ditët në vijim. Ne do të dëgjojmë Putinin dhe Vladimir Zelensky,” u tha Erdogan gazetarëve gjatë kthimit të tij nga Azerbajxhani

Erdogan theksoi se shpreson të bisedojë me presidentët e Rusisë dhe Ukrainës në të ardhmen e afërt, raporton gazeta turke Hurriyet.

Megjithatë, Kremlini njoftoi se një bisedë e re telefonike mes Putinit dhe Erdogan nuk është aktualisht në planin e presidentit rus, por se “ajo mund të organizohet shpejt”.

Lidhur me fjalët e Erdoganit se Putini është zbutur dhe është i hapur për dialog më shumë se më parë, Peskov thotë se Putini ishte i hapur për bisedime me Ukrainën që në fillim.

“Putini, në fakt, ishte i hapur për bisedime që në fillim. Vetë presidenti e tha këtë disa herë”, ka thënë Peskov.

Kategoritë
BotaLajme